Ballina Aktualitet

Deklarata e Luan Baçit, sqarim i Policisë së Fierit

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Policia e Fierit doli me një sqarim në lidhje me një denoncim të kryetarit të Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi.

Ky i fundit akuzoi kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi dhe Policinë Bashkiake se ka ndërprerë procesin e votimit në Njësinë Administrative Cakran.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media ku aludohet se Policia ka ndërhyrë në një qendër votimi në Njësinë Administrative Cakran, Fier sqarojmë se strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Shtetit thekson se “mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në nr. 112 apo Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e të paanshëm. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Në PD, jo njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë
Artikulli tjetërHapet për qarkullimin e automjeteve loti i parë i bajpasit të Shkodrës