TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Presidenti Ilir Meta ka uruar ambasadorin Ali Bin Hamad Al-Marri, në Ditën Kombëtare të Katarit.
Meta shprehet se miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen.
“Me rastin e Ditës Kombëtare të Katarit, pata kënaqësinë të uroja përzemërsisht Ambasadorin, Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al-Marri”, u shpreh Meta.
“Populli shqiptar i është mirënjohës popullit dhe Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij Tamim Bin Hamad Al Thani, për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer vëllazërore”, theksoi Meta.
“Miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve tanë do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen”, nënvizoi Meta.
/j.p/r.e/























