TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot Papa Françeskun në 85-vjetorin e lindjes.
“Edhe 100! Jeta është një rrugëtim – Papa Françesku”, tha Rama, ndërsa ndau një foto me Atin e Shenjtë.
Papa Françesku kremton sot 85-vjetorin e lindjes. Këtë vit, ditëlindja e Papa Françeskut përkon me 30-vjetorin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.
/m.m/j.p/r.e/






















