Ballina Bota

BRUKSEL – Mariani: Parlamenti Evropian e njeh Kosovën

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH/ – Parlamenti Evropian e njeh Kosovën, deklaroi në një seancë parlamentare plenare eurodeputeti francez, Thierry Mariani, në emër të grupit të djathtë ”Identiteti dhe demokracia”, sipas index.hr.

Ai i bëri thirrje BE-së për qëndrimin e saj ndaj Serbisë.

”Komisioni i kërkon Serbisë dispozita që nuk janë në marrëveshje të tjera”, tha ai.

“Serbia e ka humbur Kosovën dhe ky parlament e njeh Prishtinën. Të gjithë investitorët ndërkombëtarë, rusë, kinezë e të tjerë, dëshironi të jenë në vartësi të Brukselit dhe nuk po mbroni konkurrencën e ndershme në BE”, komentoi Mariani.

Mariani kërkoi që ”të zhvillohet një dialog i ndershëm me Serbinë” dhe që ”BE të mos ndjekë ideologjinë e saj në vendet e treta”./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGradohen 6 gjeneralët e rinj, Peleshi: Rrisim dinjitetin e Forcave të Armatosura
Artikulli tjetërRama uron Papa Françeskun në ditën e lindjes