Ballina Flash

Durrës, projekte mbi lëvizshmërinë e qëndrueshme

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Bankës Botërore (IBRD dhe IFC) mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e lëvizshmërisë së qëndrueshme.

Në takim ishin të pranishëm Ramon Munoz-Raskin përfaqëues i IBRD, Emiljano Zhuleku koordinatori i BB për Shqipërinë, Mark Finer ekspert i BB dhe Artan Guxho ekspert i transportit publik.

Sako shprehet se “gjatë takimit u ndalëm në evidentimin e nevojave të qytetit të Durrësit për të adresuar më mirë lëvizshmërinë e qëndrueshme: modernizimin e transportit publik, ndërtimin e të tjera korsive të biçikletave, hapësira të reja të parkimit për biçikleta”.

Sipas Sakos u diskutua edhe mbi mundësitë e mbështetjes teknike dhe financimit të projekteve konkrete mbi lëvizshmërinë e qëndrueshme.

“Bashkëbiseduam edhe për projektet e ardhshme të bashkisë së Durrësit për ndërtimin dhe rikualifikimin e rrugëve përfshirë përmirësimin e transportit publik dhe pistave të biçikletave”, tha Sako.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Studiuesi: Omicron pritet të shkaktojë rritje të pranimeve në spitalet britanike
Artikulli tjetërFOKUS- BE: Procesi i zgjerimit mbetet politika kyçe