TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kostot në sektorin e ndërtimit shënuan rritje përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e tretë, sipas të cilit kostoja në ndërtim shënoi rritje vjetore me rreth 2.2 %.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e shpenzimeve materiale me 2.9 %. Rritje vërehet edhe në shpenzimet për paga, për transport dhe makineri respektivisht me 2.1 %, 2 % dhe 1.4 %.
Edhe shpenzimet për energji shënuan rritje me 1.4 %.
Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, kostoja në ndërtim shënoi rritje me 0.6 %. Shpenzimet për energji shënuan edhe rritjen më të lartë me rreth 1.3 %, pasuar nga grupi “shpenzime për makineri me rreth 1.1 %.
/j.p/r.e/






















