Ballina Bota

BRUKSEL- BE miraton paketën e pestë të sanksioneve kundër Bjellorusisë

BRUKSEL, 2 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministrat e BE miratuan një paketë të pestë sanksionesh kundër Bjellorusisë në një takim të Këshillit Europian, sipas burimeve diplomatike.

Masat synojnë ndalimin e 17 personave dhe 11 subjekte të shpallura fajtorë për krizën në kufirin BE-Bjellorusi.

Sanksionet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, regjistri ligjor i legjislacionit të Komunitetit.

Linja ajrore shtetërore bjelloruse ‘’Belavia’’ dhe ‘’Syrian Cham Wings’’ pritet të jenë ndër subjektet e prekura nga sanksionet.

BE-ja akuzon Bjellorusinë për transportimin e njerëzve që shpresojnë të kërkojnë azil në Bashkimin Evropian në kufijtë e saj të jashtëm me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

‘’Një tjetër paketë sanksionesh është gjithashtu në përgatitje, e gjashta që nga zgjedhjet e diskutueshme në Bjellorusi në gusht 2020’’, por ka të ngjarë të jetë gati vetëm në janar ose shkurt, theksoi një diplomat i BE-së.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLa në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, Kushtetuesja zbardh vendimin
Artikulli tjetërPromovohet libri “Xhamitë e Shqipërisë” nga Aleksandër Meksi në gjuhën turke