Ballina Aktualitet

Hahn: Zona Ekonomike Rajonale do të nxisë rritjen ekonomike

TIRANË, 27 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ – “Takimi i liderëve të sotëm në Durrës shton dinamikën pozitive që kemi dëshmuar gjatë muajve të fundit në lidhje me perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan në Twitter, Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, duke publikuar disa foto nga takimi i sotëm i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

“Zona Ekonomike Rajonale do të nxisë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin e rajonit përgjatë rrugës për anëtarësimin në BE”, thekson Komisioneri Hahn.

Kryeministrat e rajonit dhe delegacionet respektive u mblodhën sot në Durrës, në kuadër të  takimit informal me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Në këtë takim është i pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Disa nga temat e diskutimit në këtë takim janë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit europian; zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale 1; marrëveshja roaming; si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale. j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Bego ka përfituar pasuri publike nga ministra të Qeverisë
Artikulli tjetërThaçi siguron humanisten serbe: Liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët