Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/11/2021

BOTA – Dita ndërkombëtare e solidaritetit me popullin palestinez.

DOHA (Katar) – Rinisja e negociatave mes Uashingtonit dhe talebanëve.

VJENË (Austri) – Rinisja e negociatave për energjinë bërthamore iraniane.

NJU JORK (SHBA) – Hapja e gjyqit ndaj Ghislaine Maxwell, ish-shoqëruese e financierit amerikan Jeffrey Epstein, të cilin ajo e ndihmoi për të shfrytëzuar seksualisht të mitur.

PARIS (Francë) – Futboll: Ceremonia e 65-të e Topit të Artë.

SINGAPOR (Singapore) – Singapori dhe Malajzia hapin kufijtë pas mbylljes së gjatë për shkak të Covid-19.

STAMBOLL (Turqi) – Afati për lirimin e opozitarit Osman Kavala.

GJENEVË (Zvicër) – Sesioni special i Asamblesë Botërore të Shëndetit të OBSH-së kushtuar një traktati të mundshëm ndërkombëtar shëndetësor për të ardhmen.

HAGË (Holandë) – Takimi Vjetor i Shteteve Anëtare të Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

BUDAPEST (Hungari) – Takimi i presidentëve të vendeve të grupit të Vishegradit.

STOCKHOLM (Suedi) – Parlamenti voton për emërimin e socialdemokrates Magdalena Andersson si kryeministre.

LONDËR – Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid takohet me homologen e tij britanike, Liz Truss dhe kryeministrin Boris Johnson.

RABAT (Marok) – Demonstrata kundër normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

KAJRO (Egjipt) – Panairi i armatimeve EDEX./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 29 nëntor 2021
Artikulli tjetërCOVID-19 – Steinmeier kërkon kufizime sociale pas rastit të tretë me Omicron