Ballina Aktualitet

Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi

TIRANË 26 nëntor /ATSH-I.Vata/ “Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi”, ka deklaruar sot Presidenti Ilir Meta, gjatë në Prishtinë, me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Meta ka vlerësuar rëndësinë e madhe të Procesit të Berlini për integrimin rajonal dhe evropian të vendeve tona.

“Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve. Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe evropian të vendeve tona”, shprehet Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Evropa pezullon mbërritjet nga Afrika Jugore
Artikulli tjetërBJELLORUSI – Lukashenko i kërkon Gjermanisë pritjen e migrantëve