VJENË, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Austria ka pezulluar të gjitha mbërritjet nga Afrika Jugore.
Vendimi i Austrisë vjen pas ftesës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von del Leyen për të ndërmarrë këtë hap.
Gjithashtu janë ndaluar fluturimet edhe nga shtatë vende të tjera afrikane.
Qytetarët austriakë mund të rihyjnë, por ata duhet të regjistrohen, të marrin një tampon PCR pas mbërritjes dhe të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë.
Gjermania njoftoi kufizime në fluturimet drejt Afrikës së Jugut, mes frikës për një variant të ri virusi edhe pse autoritetet po punojnë për të forcuar rrjetin e kujdesit shëndetësor mes një vale virusi pandemik që tashmë infekton dhjetëra mijëra njerëz të rinj çdo ditë.
Sipas kufizimeve të udhëtimit, vetëm qytetarët gjermanë mund të kthehen në shtëpi nga Afrika e Jugut, duke pasqyruar veprimet në kryeqytetet e tjera perëndimore.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn e bëri njoftimin në përgjigje të zbulimit nga autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut të variantit B.1.1.529.
Kompania ”Lufthansa” deklaroi se do të zbatonte masat e marra dhe po vazhdonte të kryente fluturime pasagjerësh dhe mallrash.
Qeveria e Maltës ka vendosur të ndalojë nga nesër udhëtimet drejt dhe nga Afrika e Jugut, Namibia, Lesoto, Botsvana, Esvatini dhe Zimbabve për shkak të përhapjes së variantit B.1.1.529 të koronavirusit, i ashtuquajturi ”Afrika Jugore”.
Frika e variantit tashmë e ka shtyrë Izraelin të vendosë kufizime të hyrjes për njerëzit nga Botsvana, Esvatini, Lesoto, Mozambiku, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve, sipas zyrës së kryeministrit Naftali Bennett.
Edhe Italia pezulloi udhëtimet nga dhe për në Afrikën e Jugut për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, i cili po shkakton shqetësim global.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon të gjithë udhëtarët që kanë vizituar Afrikën e Jugut gjatë 14 ditëve të fundit, të hyjnë në vend./ /os/












