ROMË, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian, Mario Draghi tha sot në një konferencë për shtyp se është vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19.
“Situata e tendencës epidemiologjike jashtë Italisë është shumë e rëndë edhe në vendet fqinje”, tha Draghi.
“Dhe ne, gjithashtu, shohim një përkeqësim të lehtë, por të vazhdueshëm edhe në vendin tonë”, shtoi ai.
Kryeministri Draghi sqaroi se “pavarësisht se nuk jemi ende në mes të dimrit”, por edhe sepse “mbulimi vaksinues fillon të zbehet në këtë periudhë”, qeveria vendosi që doza e tretë të administrohet më shpejt, pas pesë muajsh, në vend të gjashtë muajve./ /ervo/












