Ballina Kosova

Thaçi përkujton komandantin e UÇK-së, “Kumanova”

PRISHTINË, 25 gusht/ATSH/ – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përkujtoi sot një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jasharin, i cili ra heroikisht njëzet vjet më parë.

“Njëzet vjet më parë në rezistencë të drejtpërdrejtë me forcat ushtarake dhe policore serbe ra Ismet Jashari – ‘Kumanova’, njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ismet Jashari dhe shumë bashkëluftëtarë tjerë dëshmuan më së miri për përmasat kombëtare të luftës sonë të drejtë: në të u përfshinë atdhetarë nga gjithë trojet shqiptare dhe nga diaspora, duke dhënë gjithçka materiale, deri tek aktet sublime, rëniet në altarin e lirisë”, u shpreh Thaçi. /k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlatforma e bashkëqeverisjes, 12-vjeçarja nga Burreli pajiset me karrocë me rrota
Artikulli tjetërHAPËSIRË – “Rruga e Qumështit” ka jetuar dy herë