Ballina Ekonomi

Rindërtimi, 1182 subjekte përjashtim nga TVSH-ja

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Administrata tatimore bёn të ditur se vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi për përjashtimin nga TVSH-ja.
Sipas DPT-së, deri tani janë lëshuar 1182 autorizime pёr pёrjashtimin nga TVSH-ja të furnizimit të mallrave e shërbimeve, nё kuadёr tё procesit të Rindërtimit.

Në listën e subjekteve të rindërtimit të autorizuara për përjashtimin nga TVSH-ja, përveç ndërtuesve/kontraktorëve u përfshinë edhe të gjithë nënkontraktorët, të cilët kanë lidhur kontratë direkt me ndërtuesit/kontraktorët për furnizimin e proceseve të ndërtimit si dhe furnizuesit e mallrave ose shërbimeve që furnizojnë direkt ndërtuesit të cilët janë të pajisur me autorizim për përjashtimin nga TVSH-ja nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, dëmi në total u vlerësua 980 milionë euro ndërsa nevoja për rindërtim u llogarit 1.08 miliard euro.

Procesi i rindërtimit po vijon dhe janë të hapura të gjitha kantieret. Është një proces i integruar zhvillimi i përbërë nga disa programe, në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të shëndetit pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Austria në lockdown total
Artikulli tjetërLegalizohen 3 pallate në Durrës pas pritjes 20-vjeçare