Ballina Flash

Standardet e shërbimeve, mundësi për përditësimin e tyre në komunitet

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi priti sot në një takim drejtuesit e zyrës së “Terre des hommes” në Tiranë.

Ekonomi theksoi se, nevoja për standardet e shërbimeve në Qendrat Shumëfunksionale të Komunitetit, do të krijojë mundësinë e zhvillimit të kontakteve të vazhdueshme.

“Me drejtuesit e zyrës së ‘Terre des hommes’ në Tiranë zhvillova sot një takim të frytshëm. Gjatë bisedës u njoha me punën e deritanishme dhe projektet që po realizojnë në vendin tonë. Nevoja për standardet e shërbimeve në Qendrat Shumëfunksionale të Komunitetit, do të na krijojë mundësinë e zhvillimit të kontakteve të vazhdueshme me qëllimin kryesor përditësimin e këtyre shërbimeve në komunitet”, u shpreh Ekonomi në takim.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBlushi reagon ndaj Bashës, i rikujton katërkëndëshin e përgjegjësive të tij
Artikulli tjetërCOVID-19 – Bjellorusia raporton rastin e parë mes migrantëve në kufirin me Poloninë