TIRANË 15 nëntor /ATSH-I.Vata/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi sot listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikoi listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:
Prokuroria e Përgjithshme:
Olsian Çela
Thoma Jano
Arqilea Koça
Alfred Progonati
Alma Muça
Anila Leka
Kudusi Shahu
Kujtim Luli
Sokol Stojani
Prokuroritë e Apeleve:
Elvin Gokaj, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës
Ludovik Dodaj, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës
Etien Kapo, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës
Gjon Fusha, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër
Irma Balli, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë
Lazër Çardaku, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
Kleanth Zeka, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë
Genti Xholi, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Arben Qosja, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi edhe listën e kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
/j.p/r.e/






















