Ballina Flash

Kosovë, 4 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 15 nëntor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar katër raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548.

Në total numri i rasteve aktive është 424. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLP publikon listën e prokurorëve, kandidatë për KED
Artikulli tjetërIndeksimi i pensioneve 2.6 miliardë lekë