Ballina Flash

Indeksimi i pensioneve 2.6 miliardë lekë

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se “buxheti 2022 synon të rrisë mbështetjen për të gjithë ata që kanë më shumë nevojë”.

“Një tjetër prioritet është Mbrojtja Sociale për çdo individ në nevojë, duke ofruar fonde sa 9.9 % e PBB-së”, tha Ibrahimaj, teksa detajoi disa zëra të këtij që do të financohen në këtë buxhet.

Sipas saj, buxheti 2022 ofron një mbështetje të veçantë për të gjitha shtresat në nevojë. Në një zë të veçantë të skemës së sigurimeve sociale, në buxhet parashikohet indeksimi i pensioneve (prej 2.6 miliardë lekë) dhe bonusi i fundvitit për pensionistët (3.5 miliardë lekë).

Gjithashtu buxheti i vitit 2022 parashikon shpenzimet për pagesën e papunësisë me 900 milionë lekë dhe për ish-të përndjekurit me një fond prej 1 miliard lekë.

Ibrahimaj tha se,”për Drejtësinë dhe Rendin, buxheti i 2022 do të ketë fokus jetesën e sigurt, drejtësi dhe barazi ligjore. Drejtësia dhe rendi do të zënë 1.9 % të buxhetit të PBB”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 4 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërBuxheti i Ministrisë së Brendshme, 45% e investimeve për teknologjinë