TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se “Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit, ndëshkon politikanët e korruptuar dhe kthen pushtetin tek qytetarët”.
Basha tha se “në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie”.
“Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetingu në politikë”, tha ai. /m.m/






















