Ballina Flash

F1 – Brazili stacioni i radhës

SAN PAULO, 13 nëntor /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 19-të të sezonit që do të zhvillohet në Brazil.

Çmimi i Madh i Brazilit, do të zhvillohet me 71 xhiro në Pistën Jose Carlos Pace, e gjatë 4,3 kilometra, në qytetin Sao Paulo.

Xhirot për renditjen do të fillojnë sot në orën 20:00, ndërsa gara Sprint që do të zhvillohet për të tretën herë këtë sezonë do të mbahet nesër më 13 nëntor në orën 20:30. Gara do të zhvillohet të dielën më 14 nëntor në orën 18:00.

Para Çmimit të madh të Brazilit, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 9 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 5, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes dhe Valtteri Bottas nga Mercedes nga një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Brazilit janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

  1. Max Verstappen (Holandë): 312,5 pikë
  2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 293,5
  3. Valtteri Bottas (Finlandë): 185
  4. Sergio Perez (Meksikë): 165
  5. Lando Norris (Britani e Madhe): 150

Klasifikimi i ekipeve

  1. Mercedes 478,5
  2. Red Bull-Honda: 477,5
  3. Ferrari: 268,5
  4. McLaren-Mercedes: 255
  5. Alpine-Renault: 106 /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA-Biden: Situata në kufirin polako-bjellorus shqetësuese
Artikulli tjetërHAGË – Pesë të arrestuar pas protestave kundër kufizimeve për parandalimin Covid-19