TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Bashkia e Durrësit ka nisur një aksion për mbjelljen e pemëve të reja. Punonjësit e bashkisë po zëvendësojnë pemët e dëmtuara me mbjelljen e fidanëve të rinj, për të bërë qytetin më të gjelbër.
Aktualisht po mbillen 250 pemë të llojit “rrap” përgjatë rrugës “Pavarësia” në zonën e plazhit. Sipas bashkisë së Durrësit, fokusi është të ruhet mjedisi, sepse kjo i shërben qytetit dhe qytetarëve.
Më herët kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako i ka bërë thirrje biznesit të përpiqen të mirëmbajnë pemët dhe gjelbërimin, që ndodhen para subjekteve të tyre.
Bashkia e Durrësit ka në fokus të punës së saj shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet.
/a.a/r.e/





















