Ballina Aktualitet

Buxheti 2022 për ILD 266.8 milionë lekë

TIRANË 11 nëntor /ATSH-I.Vata/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u mblodh sot për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022” për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Duke folur për nevojat buxhetore, sekretarja e përgjithshme e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Dëshira Pasko u shpreh se, “për vitin 2022 është parashikuar në total buxheti 266.8 milionë lekë, nga i cili për shpenzime korrente janë 202.8 milionë lekë dhe për investime 64 milionë lekë”.

“Kërkesat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë marrë parasysh dhe janë reflektuar në projektbuxhetin e paraqitur dhe akomodojnë një pjesë të konsiderueshme të nevojat e buxheti të ILD-së”, tha ajo.

Pasko shton se “në zërin e investimeve janë përfshirë këto projekte: rikonstruksion i ambienteve të godinës ILD- me një vlerë totale prej 110 milionë lekë, realizim i cili parashikon të përfshijë rreth dy vite buxhetore dhe në një kohë 14 muaj. Për mobilimin e zyrave është miratuar fondi prej 3 milionë lekë dhe për pajisje kompjuterike është parashikuar fondi 1 milionë lekë. Parashikimi në buxhetin e paraqitur i mbulon nevojat e institucionit”.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi dhe remitancat ndikim në rritjen e kursimeve në banka
Artikulli tjetërDurrës, mbillen 250 pemë në zonën e plazhit