Ballina Flash

Durrës, mbillen 250 pemë në zonën e plazhit

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Bashkia e Durrësit ka nisur një aksion për mbjelljen e pemëve të reja. Punonjësit e bashkisë po zëvendësojnë pemët e dëmtuara me mbjelljen e fidanëve të rinj, për të bërë qytetin më të gjelbër.

Aktualisht po mbillen 250 pemë të llojit “rrap” përgjatë rrugës “Pavarësia” në zonën e plazhit. Sipas bashkisë së Durrësit, fokusi është të ruhet mjedisi, sepse kjo i shërben qytetit dhe qytetarëve.

Më herët kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako i ka bërë thirrje biznesit të përpiqen të mirëmbajnë pemët dhe gjelbërimin, që ndodhen para subjekteve të tyre.

Bashkia e Durrësit ka në fokus të punës së saj shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2022 për ILD 266.8 milionë lekë
Artikulli tjetërTë rinj nga 23 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore vizitojnë Tiranën