Ballina Flash

Grabitësit i vjedhin policisë… drogën?

KEJP TAUN, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Hajdutët i vodhën policisë në Afrikën e Jugut 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë.

”Sasia e drogës u grabit brenda zyrës së Njësisë Speciale Hawks në qytetin Port Shepstone, provincën lindore të KwaZulu-Natal, gjatë fundjavës”, njoftoi policia.

Hajdutët kanë hyrë në rajonin e policisë nga një dritare dhe më pas kanë arritur të hyjnë në dhomat e blinduara ku mbahej droga e sekuestruar.

Afrika e Jugut luan një rol të rëndësishëm si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës në Amerikën Latine, veçanërisht për transportin në Australi, Evropë dhe Hong Kong./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Rrajca 2021”, sekuestrohen mbi 11 kg lëndë narkotike
Artikulli tjetërKPK kërkon shtesë në buxhet për zëvendësimin e pajisjeve elektronike