TIRANE, 15 Shkurt /ATSH/ -Kanceri i lëkurës është një nga kancerët më të zakonshëm.
Melanoma është një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës e cila konsiderohet si një problem i madh social. Melanoma është një tumor kutan e cila e merr origjinën nga melanocitet që gjenden në epidermë.
Në përgjithësi kjo ndodh tek personat me lëkurë të bardhë. Shenja e parë e kancerit në lëkurë melanoma është një ndryshim në ngjyrë, në formë, madhësi. 40% e rasteve me kancer janë të parandalueshëm nëse diagnostikohet në kohë.
Nëse vini re një ndryshim në lëkurë, që është i pazakontë dhe që nuk largohet, drejtohuni tek mjeku i familjes.
Ka shumë mundësi që nuk është situatë serioze por nëse është kancer i lëkurës, kapja e hershme e bën më të lehtë trajtimin. /e.malaj/ /a.g/























