Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, 147 kontrolle dhe 37 masa administrative

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer sot 146 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor, si furra buke, përpunim ambalazhim vaj ulliri, stabiliment veze, baxho, fabrikë vaji, thertore, kopshte dhe çerdhe, etj.

Sipas AKU-së, gjatë kontrolleve zyrtare, në operatorët e biznesit janë dhënë 37 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produktit.

“Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 18 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë në produkte ushqimore të ndryshme”, njofton AKU.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takim me presidentin e NDI-së, Derek Mitchell
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kujdesi intensiv në spitalet austriake drejt tejkalimit të kapaciteteve