Ballina Bota

COVID-19 – Pacientë rumunë drejt Gjermanisë për trajtim

BERLIN, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria gjermane po transporton pacientë me koronavirus, të sëmurë rëndë, nga Rumania në Gjermani për trajtim.

”Një ‘Airbus A310’ ushtarak u ul në Bukuresht, për të marrë disa pacientë që do të dërgoheshin në Gjermani”, theksoi shërbimi mjekësor i Bundeswehr-it.

”Pak më pak se një e treta e rumunëve janë plotësisht të vaksinuar”, sipas autoritetit shëndetësor të BE-së, ECDC.

Incidenca e infeksioneve të reja në 14 ditë kohët e fundit është rritur mbi 1 000 për 100 000 banorë dhe mbetet një nga më të lartat në BE.

Në funksion të përkeqësimit të krizës shëndetësore, Komisioni i BE-së kishte dërguar më parë mjekë dhe pajisje mjekësore shtesë në Rumani./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjatja e mandatit të organeve të Vetingut, opozita braktis mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit
Artikulli tjetërKosovë, 5 raste të reja me COVID-19