Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 tetor 2021

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vend sot parashikohet mot i kthjellët falë presionit të lartë atmosferik.

Orët me diell do të jenë mbizotëruese si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në lindje. Gjatë mëngjesit nuk do të mungojnë mjegullina dhe vesa.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë e përkohësisht në mesditë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/21 Diell
Kukës 3/17 Diell re
Lezhë 11/21 Diell
Dibër 1/19 Diell re
Durrës 9/23 Diell
Tiranë 9/24 Diell
Elbasan 12/23 Diell re
Berat 3/23 Diell
Vlorë 10/22 Diell
Korcë 3/17 Diell re
Gjirokastër 2/21 Diell
Sarandë 8/19 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonitorimi me makinë inteligjente, 334 drejtues mjetesh në shkelje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/10/2021