Ballina Ekonomi

SHBA, mbështetje për të garantuar akses në shërbime

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi priti në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim.

Ministrja Ekonomi bëri të ditur se SHBA ka mbështetur qeverinë shqiptare për të garantuar aksesin në shërbime dhe rritjen e standardeve që ndihmojnë në uljen e burokracisë, rritjen e transparencës dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Vlerësoj mbështetjen e pakursyer të SHBA si partner strategjik i vendit tonë ndër vite për ecurinë e reformave gjatë rrugës së integrimit euro-atlantik. U ndalëm dhe te puna transformuese e projekteve që mbështeten nga miqtë tanë amerikanë për të garantuar aksesin në shërbime dhe rritjen e standardeve që ndihmojnë në uljen e burokracisë, rritjen e transparencës dhe luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Ekonomi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtëpia e lindjes e Maradonës shpallet memorial kombëtar
Artikulli tjetërSHBA – FMN: G20 të përshpejtojë ndihmën për ristrukturimin e borxhit të vendeve të varfra