Ballina Flash

Ngrihet Qendra e Pritjes për Azil

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ngritjen e Qendrës së Pritjes për Azil (QPA) në varësi të Ministrisë së Brendshme, me seli në Tiranë.

Sipas vendimit, Qendra e Pritjes për Azil financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme. Buxheti i qendrës është pjesë e buxhetit të ministrisë që mbulon çështjet e azilit.

Qendra e Pritjes për Azil ka si mision të garantojë pranimin dhe akomodimin kolektiv të kërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare.

Qendra po ashtu ka detyrimin të sigurojë ofrimin e standardeve të jetesës së përshtatshme për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe zhvillimin e programeve pedagogjike e edukuese dhe këshillimin ligjor falas për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTestimi, Policisë do t’i shtohen edhe 100 oficerë të rinj
Artikulli tjetërBetohen në bashkinë e Tiranës 13 shtetasit më të rinj