TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ngritjen e Qendrës së Pritjes për Azil (QPA) në varësi të Ministrisë së Brendshme, me seli në Tiranë.
Sipas vendimit, Qendra e Pritjes për Azil financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme. Buxheti i qendrës është pjesë e buxhetit të ministrisë që mbulon çështjet e azilit.
Qendra e Pritjes për Azil ka si mision të garantojë pranimin dhe akomodimin kolektiv të kërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare.
Qendra po ashtu ka detyrimin të sigurojë ofrimin e standardeve të jetesës së përshtatshme për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe zhvillimin e programeve pedagogjike e edukuese dhe këshillimin ligjor falas për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare.
/j.p/r.e/
