Ballina Ekonomi

Mbështetje Kosovës për anëtarësimin në Unionin e Përbotshëm Postar

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Posta Shqiptare do të mbështesë Postën e Kosovës për anëtarësimin në Unionin e Përbotshëm Postar (UPU).

Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua me homologen e tij, Fakete Kadiu, ku deklaroi edhe mbështetjen për Postën e Kosovës.

“Partneritetin tonë të shkëlqyer ndër vite do ta çojmë përpara në arritje dhe realitete të reja. Do të intensifikojmë marrëdhëniet tona bilaterale në fushën e shërbimeve postare dhe do të mbështesim Postën e Kosovës për anëtarësimin në Unionin e Përbotshëm Postar (UPU)”, deklaroi Bushati.

Kreu i Postës Shqiptare po ashtu tha se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në fushën e e-commerce.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërron jetë regjisorja Burbuqe Berisha
Artikulli tjetërEU4Culture, prezantohen site të tjera restaurimi dhe rijetësimi