Ballina Flash

Infrastrukturë me standarde në çdo lagje të Fierit

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Në Fier nuk janë ndërprerë për asnjë moment investimet publike për një infrastrukturë të standardizuar dhe cilësi më të mirë jetese për banorët.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndau sot pamje nga një tjetër kantier i hapur për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të qytetit.

Subashi tha se “në lagjen ’11 Janari’ jemi duke u rikthyer banorëve sheshin e munguar”.

“Çdo shesh në brendësi të lagjeve duhet të jetë një hapësirë komode për gjithë banorët dhe qytetarët, një hapësirë e dobishme në përditshmërinë e tyre”, tha ai.

Investimet në rrugë kanë qenë një prioritet i rëndësishëm i bashkisë së Fierit përgjatë këtij viti, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në ato rurale.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak25 të arrestuar për vjedhje energjie
Artikulli tjetërSezonin turistik këtë vit do nisë më herët