Ballina Flash

Sezonin turistik këtë vit do nisë më herët

TIRANË 26 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me shoqatat e operatorëve turistikë.

Në fokus të diskutimeve ishte përmirësimi i çështjeve të brendshme që lidhen me guidat turistike apo me licencat, si dhe përmirësimi i imazhit tonë në panairet ndërkombëtare.

Kumbaro theksoi se sezonin turistik këtë vit do ta nisim më herët e për këtë po bëhemi gati.

“E sigurt që sezonin turistik këtë vit do ta nisim më herët e për këtë po bëhemi gati që tani jo vetëm me strukturat tona, por edhe me konsultime me shoqatat e operatorëve turistikë. Duhet të përmirësojmë çështje të brendshme që lidhen me guidat turistike apo me licencat, por edhe ta përmirësojmë imazhin tonë në panairet ndërkombëtare”, shprehet Kumbaro.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInfrastrukturë me standarde në çdo lagje të Fierit
Artikulli tjetërGJERMANI – Rritje ekonomike më e ulët për vitin 2021