TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Policia e Shtetit vijon kontrollet, në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.
Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 13 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.
/a.a/r.e/












