Ballina Bota

BERLIN – CDU zgjedh kreun e ri të partisë

BERLIN, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Hendrik Wuest është kryetari i ri i kristiandemokratëve të Gjermanisë (CDU) në shtetin e Nordrhein-Westfalen.

Në një konferencë të partisë shtetërore në Bielefeld, ministri shtetëror i Transportit u zgjodh për të pasuar Armin Laschet, me 98,3 për qind.

Wuest, 46 vjeç ishte i vetmi kandidat.

“Faleminderit shumë për këtë rezultat fantastik”, tha Wuest.

“Unë do të punoj shumë për të justifikuar këtë lavdërim paraprak”, shtoi ai.

Laschet, i cili në një moment ishte kandidati kryesor për të pasuar kolegen konservatore, Angela Merkel, si kancelar gjermane, mbikëqyri paraqitjen më të keqe të CDU-së në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit.

Ai e udhëhiqte CDU-në që nga viti 2012 dhe u rizgjodh për herë të tretë në vitin 2018 me 96,3 për qind të votave të vlefshme të delegatëve, rezultati i tij më i mirë.

Këtë herë, Laschet nuk kandidoi, sepse do të bëhet deputet i parlamentit gjerman.

Ai gjithashtu planifikon të paraqesë dorëheqjen e tij si kryeministër i shtetit të Rhine-Westphalia-s të hënën, pasi kushtetuta e shtetit përjashton mbajtjen e dy roleve njëkohësisht./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli tjetërNdryshojnë masat antikovid, kufizimi i lëvizjes nga 00:00 deri në 05:00