Ballina Bota

BUDAPEST – Hungaria i bashkohet Marrëveshjes globale të Reformës Tatimore

BUDAPEST, 8 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria hungareze ka gjetur një kompromis për t’u bashkuar me marrëveshjen globale të reformës së taksave, njoftoi sot në një deklaratë ministri hungarez i Financave, Mihaly Varga.

Hungaria ishte vendi i fundit i BE-së jashtë kësaj reforme të negociuar nën patronazhin e OECD-së, e supozuar për të luftuar kundër strategjive të optimizmit, që lejojnë kompanitë e mëdha të shmangin pjesërisht taksat.

Budapesti, që ofron një normë taksash për korporatat prej 9 për qind, është një nga shtetet që fokusohet në tërheqjen e taksave dhe për këtë arsye refuzon një taksë minimale prej 15 për qind.

Megjithatë, Varga siguron se ka arritur një “rezultat madhor”, duke lejuar “garantimin e interesave hungareze”.

“Hungaria do të jetë në gjendje të mbledhë taksën globale, duke përdorur një zgjidhje të synuar”, tha ai, pa detaje të tjera.

“Si rezultat, ne jemi dakord pa rezerva me kompromisin e gjetur”, shtoi ministri.

Organizata ndërkombëtare duhet të bëjë njoftime në fund të ditës mbi këtë taksim të ardhshëm ndërkombëtar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama rendit projektet infrastrukturore të mandatit të tretë
Artikulli tjetërKorrupsion në tenderin për kanalin ‘Agro’, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së