PRISHTINË, 6 tetor/ATSH/- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në samitin e Brdo pranë Kranjit në Slloveni.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e Berlinit, lirinë e lëvizjes dhe njohjen e diplomave.
“Në një takim me kancelaren Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shprehet Kurti.












