LONDËR, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Këngëtarja britanike, Adele, ka njoftuar se kënga e saj e rikthimit “Easy On Me” do të publikohet javën e ardhshme.
Ylli i muzikës pop ndau një video të shkurtër në Tëitter, me notat e para të pianos, duke konfirmuar se ajo do të mbërrinte më 15 tetor.
Në klipin bardhë e zi, 33-vjeçarja shihet duke futur një kasetë në një stereo makine dhe duke ecur nëpër rrugë, ndërsa copa letre fluturojnë nga dritaret e makinës së saj.
Fragmenti synon drejt një balade me piano të llojit emocional, për të cilën këngëtarja e Londrës jugore është më e njohur, por ndalet para se të dëgjohet ndonjë vokal.
Këngëtarja la të kuptohet se albumi i saj i katërt do të titullohej 30, në një postim të vitit 2019 në Instagram, duke u thënë me shaka fansave: “’30’ do të jetë një regjistrim daullesh dhe basi, për inatin e ju të gjithëve”.
Adele nuk ka nxjerrë një album që nga viti 2015, “25”, por ka konfirmuar se është duke punuar me një regjistrim të ri.
Të tre albumet e saj në studio, deri më tani, janë emëruar sipas moshës së saj përgjatë procesit krijues./ /ervo/






















