TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Kroçera eksploruese “Ultramarine” u ankorua sot në kalatën nr. 4 të Portit të Durrësit, ndërsa lundrimi i saj i parë daton në prill të 2021-shit.
Sipas Autoritetit Portual Durrës kjo kroçerë lundron nën flamurin e ishujve Marshall.
Kroçera është e përbërë nga konstruksion specifik për udhëtime në zonat polare, në veçanti në Arktik. Ka gjatësi 128 metra dhe gjerësi 21.5 metra dhe është në gjendje të mbajë deri në 200 pasagjerë në bord dhe 140 anëtarë ekuipazhi në 103 kabina dhe hapësira publike, e përshtatur për një gamë të jashtëzakonshme opsionesh aventureske.
Ajo ka një nga sistemet më të qëndrueshme dhe bashkëkohore, i cili konverton mbetjet në energji. Kjo është ndalesa e saj e parë në Portin e Durrësit.
/k.s/a.a/r.e/























