Ballina Flash

Kurti tregon detaje nga takimi me Merkel, Macron e Vuçiç

PRISHTINË, 6 tetor/ATSH/- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në samitin e Brdo pranë Kranjit në Slloveni.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e Berlinit, lirinë e lëvizjes dhe njohjen e diplomave.

“Në një takim me kancelaren Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shprehet Kurti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonsumi, investimet dhe eksportet rritën ekonominë
Artikulli tjetërAdele rikthehet me një këngë të re