Ballina Bota

SLLOVENI – Fillon samiti BE-Ballkani Perëndimor

KRANJ, 6 tetor /ATSH-ANSA/ – Në Brdo pri Kranju, jo shumë larg nga kryeqyteti slloven Lubjanë, filloi samiti mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin për riafirmimin e perspektivës së integrimit evropian të rajonit.

Të pranishëm janë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve dhe udhëheqësit e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Përfaqësues organizatash marrin pjesë në këtë samit si Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore.

Në fund të punimeve, është planifikuar një konferencë shtypi mes presidentit të Këshillit të BE Charles Michel, presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit slloven, Janez Jansa./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANKARA – Raundi i 63-të i bisedimeve eksploruese Turqi-Greqi
Artikulli tjetërAktivitet i paligjshëm me lojërat e fatit, arrestohet 33-vjeçari nga Vlora