Ballina Aktualitet

Komisionet parlamentare me prani fizike

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Konferenca e Kryetarëve miratoi sot zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit duke respektuar distancimin fizik të deputetëve dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Konferenca e kryetarëve vendosi që për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve, deputeti duhet të dorëzojë pranë sekretarisë së komisionit certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara fillimit të mbledhjes.

Po ashtu, u vendos që me dakordësinë e kryesisë së komisionit parlamentar mbledhjet mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, me terminal të pavarur deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

“Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për mbështetjen me burime njerezore dhe logjistike të nevojshme për të siguruar zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në vendim.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRushaj: 3 komisionet hetimore të opozitës më 14 tetor në seancë
Artikulli tjetërEdhe CR7-a pa… benzinë?!