Ballina Flash

Edhe CR7-a pa… benzinë?!

LONDËR, 4 tetor /ATSH/ – Shoferi i Cristiano Ronaldos priti gati shtatë orë për të mbushur ”Bentley” e CR7, por mbeti pa benzinë ​​mes krizës së vazhdueshme të karburantit që paralizoi BM, shkruan faqja e internetit mirror.co.uk.

”Bentley Flying Spur” e blerë për 164 000 sterlina u fotografua në distributor pranë shtëpisë së yllit të ”Mançester United”.

Super makina u ndal në orën 14:20 dhe priti gjashtë orë e 40 minuta para se të nisej përfundimisht pak pas orës 21:00, kur shoferi humbi çdo shpresë për t’u furnizuar.

“Edhe me të gjitha paratë e Ronaldos, ai është në të njëjtën varkë si të gjithë ne’’, theksuan burime nga ”The Sun”.

36-vjeçari ka një numër makinash superluksoze duke përfshirë tre ”Ferrari”, dy ”Lamborghini”, dy ”Bugatti”, dy ”McLaren”, dy ”Rolls-Royce”, një ”Porsche 911 Turbo S”, një ”Koenigsegg CCX”, një ”Bentley Continental GT Speed”, një ”Range Rover Sport SVR”, së bashku me disa ”Audi” dhe ”Mercedes-AMG”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisionet parlamentare me prani fizike
Artikulli tjetërKonferenca më e madhe e nanoteknologjisë në botë, për herë të parë në Tiranë