TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Bashkia e Elbasanit ka hapur aplikimet për Programin Social të Strehimit, duke i mundësuar të gjithë familjeve të reja apo të pastreha të mbështesë blerjen e një shtëpie përmes kredive të buta.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja duke e cilësuar hapjen e aplikimeve një lajm të mirë për familjet e reja elbasanase.
Faza e parë e përzgjedhjes është hapur dhe mund të aplikoj kushdo që: ka mbushur moshën 18 vjeç, familje të cilat nuk kanë në pronësi një banesë, familje të cilat zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, familjet që zotërojnë të ardhura brenda fashave të lejuara.
Të gjithë të interesuarit të paraqiten për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm pranë çdo zyre të njësive administrative të bashkisë Elbasan, ose online në faqen: www.elbasani.gov.al/.
/k.s/a.a/r.e/























