Ballina Bota

ITALI – Sërish rritje e çmimeve të prodhimeve vendase

ROMË, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Çmimet e prodhimeve italianë u rritën për të shtatin muaj radhazi në gusht, sipas të dhënave të paraqitura sot nga zyra statistikore Istat.

Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit 11,6 për qind nga viti në vit në gusht, pas një rritje prej 11,2 për qind në korrik.

Në baza mujore, çmimet e prodhimeve u rritën 0,5 për qind në gusht, pas një rritjeje prej 2,9 për qind në muajin e mëparshëm.

Në tregun e brendshëm, çmimet e prodhimit u rritën 0,4 për qind nga muaji në muaj në gusht.

Çmimet e prodhimit në tregun e huaj u rritën me 0,6 për qind në muaj në gusht./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërgatitje për vizitën e kryetares së OSBE-së për vitin 2021, Ann Linde
Artikulli tjetërTensionet në veri, Peter Stano: Vazhdojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhjeje