TIRANË, 20 gusht/ATSH/-Zërat e mëdhenj të Shkodrës vijnë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës më 23 gusht, me koncertin “Karajfilat e Shkodrës”.
Legjendat e muzikës qytetare Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali vijnë së bashku me artisët e rinj të qytetit për të sjellë një mbrëmje të paharrueshme për publikun artëdashës. Nën koreografinë e Aldo Nikës dhe Drejtimin artistik të Andi Unazës, do të interpretojnë dhe orkestra e grupi i valleve të qytetit së bashku me grupin “Karajfilat e Shkodrës”.
Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim mes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit së bashkisë së Tiranës dhe shoqata kulturore TVSH-së. /j.p/























