Ballina Flash

Për herë të parë, i famshmi Governors Island i hapur gjatë gjithë vitit

NJU JORK, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Governors Island në Nju Jork do të mbetet i hapur për publikun gjatë gjithë vitit, për herë të parë në historinë e tij, si një hapësirë ​​publike, njoftuan zyrtarët lokalë

“Pandemia COVID-19 ka krijuar një mundësi të paparë për të imagjinuar hapësirën publike në këtë qytet dhe tani jemi krenarë që e mbajmë xhevahirin e portit tonë të hapur për njujorkezët gjatë gjithë vitit”, tha kryebashkiaku, Bill De Blasio.

“Nga shërbimi i zgjeruar i trageteve, në më shumë shërbime se kurrë, tek vizitorët gjatë gjithë vitit nga i gjithë qyteti, nuk ka kohë më të mirë për të përjetuar dhe investuar në  këtë ishull”, theksoi ai.

“Jam shumë i lumtur që tani do të bëhet një destinacion për të gjitha sezonet”, tha De Blasio.

Ishulli, dikur një bazë ushtarake, tani është shtëpia e parqeve, këndeve të lojërave dhe restoranteve.

Gati një milion vizitorë udhëtuan në ishull në vitin 2019./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia Bashkiake masa për sigurinë e nxënësve, Veliaj: Pranë jush për t’u kujdesur çdo ditë
Artikulli tjetërPD, kërkesë për prezencë fizike në disa Komisione Parlamentare