TIRANË 29 shtator /ATSH-I.Vata/ Partia Demokratike ka kërkuar sot pjesëmarrje fizike në disa Komisione Parlamentare.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e PD-së, e cila njofton se sot mblidhen disa komisione parlamentare dhe PD kërkon pjesëmarrje fizike.
“Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në komisione dhe në zbatim të nenit 5 të rregullores, do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Partia Demokratike zbardh kalendarin e punës së Komisioneve Parlamentare që Kuvendi ka njoftuar.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ora 10:00;
Komisioni i Ekonomisë, 11:30;
Në njoftimin e PD-së thuhet se “Komisioni i Shëndetësisë, akoma nuk ka një orar të dakordësuar nga kryesia e komisionit, sipas Rregullores”.
“Në orën 10:00 është edhe Komisioni i Arsimit. Deputetët e PD-së do të jenë të pranishëm fizikisht në Komision. Edhe një herë për saktësim oraret e komisioneve parlamentare, ku deputetet e opozitës do të jenë të pranishëm fizikisht”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ora 10:00;
Komisioni i Arsimit, ora 10:00;
Komisioni i Ekonomisë, ora 11:00.
/a.a/r.e/























