Ballina Aktualitet

Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë, Meta: Thellësisht i tronditur

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas ngjarjes ku ka mbetur i vrarë një oficer policie, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.

Meta është shprehur, “thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës”.

“Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit”, ka theksuar Meta.

“Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor”, ka shtuar Meta.

Meta ka nënvizuar se, “lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë”.

“Besoj që sot e shohim me sytë e tyre se rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe në jetën e fëmijëve të tyre, një proces që vazhdon dhe ku hap pas hapi po mbyllen të gjitha plagët e asaj tragjedie të paharrueshme”, tha Rama.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrasja e oficerit të krimeve në Lezhë, Policia 20 mijë euro për kapjen e autorit
Artikulli tjetërSPANJË – Goditet rrjeti më i madh i kontrabandës së kokainës në Evropë